Bashkia e Tiranës është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi sepse është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën.

“Shumë prej nesh, jetuan, studiuan, bënë miq dhe familje në SHBA. Kemi dhimbje ndërsa shohim numrin dhe luftën e jashtëzakonshme që po kalojnë miqtë tanë amerikanë, si vendi më i prekur nga koronavirusi. Le ta fitojmë këtë, të qëndrojmë të fortë!”, ka shkruar Veliaj.

Gjithashtu këtë gjest të Veliajt e ka falenderuar ambasadorja Yuri Kim, duke theksuar se pandeminë do ta kapërcejmë së bashku.

“Faleminderit kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe  të gjithë shqiptarëve për miqësinë dhe solidaritetin tuaj. Do ta kapërcejmë këtë së bashku!”, ka shkruar Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko