Fëmijët e kopshteve të qytetit të Beratit tashmë mund të mësojnë nga shtëpia me edukatoret e tyre.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, bën të ditur se “prej 1 jave edukatoret e kopshteve të bashkisë Berat në bashkëpunim me Berati TV kanë vënë këtë projekt në zbatim. Edukatoret mund t’i ndiqni në orën 10:30 dhe ritransmetimin në orën 15:30 si dhe në youtube”.

Në programin e sotëm të edukatoreve përfshihen mësime si të ndërtojmë një kafaz zogjsh, teatër kukullash, të këndojnë së bashku si dhe fabula  “Dhelpra, cjapi dhe milingona”.

Kjo nismë e bashkisë Berat është shumë e vlefshme për fëmijët, në mënyrë që ta kalojnë sa më mirë këtë periudhë izolimi në shtëpi nga COVID-19.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re