Skip to content

Covid-19/ Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut?! 176 raste të reja dhe 7 viktíma 24 orët e fundit

Janë shënuar 9 të vdèkur dhe 176 të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut teksa mediat vendase referuar autoriteteve të shèndetësisë kanë theksuar se vendi ndodhet në një situatë alármante.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj mësohet se janë kryer 870 teste nga të cilët 176 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë kanë ndërruar jetë edhe 9 persona, 7 nga Shkupi, 1 nga Struga dhe 1 nga Tetova.

Rastet e reja me COVID-19 janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme:

Shkup – 61, Tetovë – 22, Strugë – 19, Shtip – 14, Ohër – 14, Kumanovë – 8, Gostivar – 7, Kërçova – 6, Prilep – 5, Veles – 5, Resnjë – 5, Manastri – 3, Koçan – 2, Strumicë – 1, Demir Hisar – 1, Dibër – 1, Pehçevë – 1, Probishtip – 1.

Po ashtu janë shëruar edhe 80 pacientë.

/faxweb