Vendet e shenjta në Arabinë Saudite, të vizituara nga miliona myslimanë çdo vit, kanë qenë prej kohësh në heshtje për shkak të Covid-19. Ndërsa progresi i vaksinimit në të gjithë botën vazhdon, Ministria e Haxhit dhe Umrah e Arabisë Saudite pritet të ndërmarrë hapa të reja më lehtësuese duke nisur nga muaji i Ramazanit që starton më 13 prill.

Sa i përket Umreh, autoritetet arabe kanë përzgjedhur tre kategori që mund ta kryejnë ritualin. Ata që kanë marrë dy doza të vaksinimit, të paktën 14 ditë pasi të jenë vaksinuar do të konsiderohen të imunizuar.

Sipas Euronews, përveç kërkesës për imunitet, njerëzit do të lejohen të sjellin me vete vetëm hurma dhe ujë për të bërë iftar ndërsa iftari kolektiv do të parandalohet duke shpërndarë ushqime individuale për vizitorët.

Rregulla të reja do të zbatohen në terren sa i përket “tavafit” ose rrotullimit rreth Qabes me qëllim parandalimin e ndotjes.

Sipas të dhënave zyrtare në Arabinë Saudite numri i të infektuarve me Covid-19 raportohet në 393 mijë, ndërsa viktima në 6700.

Në vendin me një popullsi prej 34 milion, deri tani janë administruar 5 milionë doza vaksine anti-Covid.

Arabia Saudite vizitohet çdo vit edhe nga qytetarë shqiptarë, të besimit mysliman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re