Policia e Beratit ka arrestuar një 51-vjeçari i cili po qarkullonte i dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ të publikuar nga qeveria, lidhur me orarin e lejuar të qarkullimit, në kuadër të masave të vendosura nga qeveria në betejën ndaj COVID-19.

Policia e Beratit njoftoi të mërkurën se, “nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Roshnik, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, lidhur me orarin e qarkullimit”,- bënë me dije policia

“Gjithashtu është arrestuar shtetasi A. D., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në vendin e quajtur “Vidha”, në rrugën e Kuçovës, duke drejtuar mjetin motor tip “Honda”, në gjendje të dehur, është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën”,- vijon Policia.

“Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”,- përfundon Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re