Dy persona kanë humbur jetën nga COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.
Ministria e shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar edhe 716 raste të reja.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1590 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 716 qytetarë, në këto bashki:303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Korrik 2022)Raste të reja ditore 716Të shëruar në 24 orë 1055Të shtruar në spitale 32Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 1590
Testime totale 1,918,177Raste pozitive 312,097Raste të shëruara 300,313Raste Aktive 8,239Humbje jete 3,545
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,446Fier 699Durrës 637Vlorë 453Elbasan 399Shkodër 336Korçë 326Berat 285Lezhë 238Gjirokastër 232Dibër 120Kukës 68