Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.
Gjithashtu në 24 orët e fundit në vend kanë rezultuar pozitiv 147 persona nga 442 testime të kryera në total.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 147 qytetarë, në këto bashki:61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.Janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Korrik 2022)Raste të reja ditore 147Të shëruar në 24 orë 441Të shtruar në spitale 23Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 442
Testime totale 1,854,603Raste pozitive 282,837Raste të shëruara 275,693Raste Aktive 3,640Humbje jete 3,504
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,399Fier 323Durrës 192Vlorë 178Shkodër 107Lezhë 101Berat 92Gjirokastër 91Elbasan 83Korçë 42Dibër 24Kukës 8



