E ardhmja e botës varet nga një qytet belg aq i vogël saqë parkingu i tij quhet  Dorpshart, ‘zemra e fshatit’.

Një qytet me 17.000 mijë banor në rajonin hollandez-folës të Flanders, Pfizer i Amerikës do të prodhojë vaksinën koronavirus të krijuar me BioNTech të Gjermanisë që tani vlerësohet si një nga kandidatët kryesorë për të çliruar botën nga izolimi shkruan Politico.eu

Puurs brenda Belgjikës është e njohur kryesisht për birrën e saj të fortë, duvel, e cila sipas një legjende urbane i’a detyrohet emrin dikujt që e quan atë ‘një djall i vërtetë’ falë përqindjes së alkoolit prej 8.5 përqind.

Të gjithë kanë një pyetje: Pse Pfizer zgjodhi këtë qytet për të prodhuar vaksinën?

Van den Heuvel nuk e ka problem ta tregojë historinë pa pushim, krenar pasi është në qëndër të vëmëndjes qyteti i tij.

Ai ka qënë prej 24 vitesh kryetar bashkie edhe emri i tij është aq i ndërthurur me qytetin sa partia e tij e qëndrës së djathë mori pjesë në zgjedhjet lokale me emrin  #teamkoen .

Ai merr kënaqësi të dukshme kur flet për bumin farmaceutik të qytetit.

Kjo e lejon atë të heqë vëmëndjen nga aspektet më pak të këndshme të jetës atje, si për shembull nga protestat e fundit të djathtës ekstreme.

Kur çështja e emigrimit të Flanders-it tronditën qytetin zakonisht të qetë ,Van den Heuvel madje për pak kohë kishte mbrotje nga policia për shkak të kërcënimeve të tij.

Përkundër sfondit të trazuar, të flasësh për fabrikën Pfizer dhe trashigiminë industriale të vendit e lejon atë të diskutojë një histori të madhe belge të suksesit.

‘Puurs ishte thjesht tokë bujqësore dhe ndihej si fundi i botës. E gjitha ndryshoi kur qyteti u lidh me qytetin port Antwerpenit me tren dhe me një varg rrugësh të reja në mes të shekullit të 20-të falë të cilave Puurs tani është një vend midis Aeroportit të Brukselit dhe portit të Antwerpës. Falë këtyre investimeve , ju mund të eksportoni produkte nga këtu me anije dhe me aeroplan në një mënyrë mjaft të shpejtë dhe është një aseti i madhe nëse prodhoni diçka që eksportohet globalisht’ tha Van den Heuvel.

Në të njëjtën periudhë, qeveria belge nisi një seri ligjesh për ta bërë vendin më tërheqës për investime të huaja.

Si pasojë e Planit Marshall, investimet nga kompani të huaja mjekësore dhe kimike si Alcon dhe Upjohn filluan  në rajon.  Ndërsa disa janë larguar, të tjerët, si Pfizer, kanë lulëzuar.

Investimi fillestar nga Upjohn, i cili u ble më vonë nga Pfizer, në 1963 përfundimisht çoi në Pfizer Puurs duke u bërë një nga vendet më të mëdha të prodhimit dhe paketimit të Pfizer në të gjithë botën.

Më shumë se 400 milion doza të vaksinave dhe ilaçeve prodhohen në Puurs çdo vit dhe numri i të punësuarve është dyfishuar në 10 vitet e fundit, duke e çuar totalin në gati 3,000.

Sapo të rritet vëllimi i prodhimit të vaksinës, ai numër mund të rritet më tej në muajt e ardhshëm, sipas zëdhënësit të Pfizer Koen Colpaert.

Sipas Colpaert, kompania vazhdon të investojë në Belgjikë falë “ekspertizës së teknologjisë së lartë dhe trajnimit të stafit të saj dhe nivelit të lartë të kërkimit akademik”.

Pfizer Puurs është pjesë e një ekosistemi më të madh farmaceutik në Belgjikë.

Vendi renditet në tre vendet e para të BE për eksportin e produkteve farmaceutike, së bashku me Gjermaninë dhe Irlandën.

Emra të mëdhenj të farmacive si Janssen, Biocartis, Novartis dhe GlaxoSmithKline të gjithë kthehen në një traditë të gjatë në farmaceutikë në vend, si në prodhim ashtu edhe në kërkim dhe zhvillim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re