Skip to content

“COVID-19 është konspiracion?”/ Meta bën diplomatin për deklaratën e Kryemadhit

Presidenti Ilir Meta dha një përgjigje diplomatike i pyetur për deklaratën e Monika Kryemadhit që tha se COVID-19 është një konspiracion dhe një mashtrim.

Meta ndryshe nga bashkëshortja mendon se situata është më e relaksuar, pasi nuk kemi një mbingarkesë të shëndetësisë me rastet e terapisë intensive.

“Sot, kur ai rreziku i parë tepër kërcënues, duke pasur parasysh zhvillimet në Itali, duket sikur situata është më e relaksuar dhe në tërësi kemi një menaxhim të qëndrueshëm të kësaj situate, pasi nuk kemi një mbingarkesë të shëndetësisë me rastet e terapisë intensive, mund të duket sikur ka qenë një rrezik i ekzagjeruar.”, tha Meta në “Ora News” duke shtuar “Megjithatë ajo që është e rëndësishme është se kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht, pavarësisht se nuk ka një siguri të plotë për këtë virus, e rëndësishme është që ekonomia të mos sëmurët më tej. Duhet të shikojmë me përgjegjshmëri se si mund të ecim më tej për rihapjen e ekonomisë, duke mbajtur pandeminë nën kontroll.”