Byroja Federale në SHBA ka bërë apel tek të gjithë njerëzit për të pasur kujdes nga testet e rreme. “Mashtruesit vazhdojnë të përfitojnë nga dezinformatat rreth koronavirusit duke ofruar teste të rreme të antitrupave,” paralajmëroi FBI

Sipas FBI, mashtruesit po e bëjnë këtë për të vjedhur numrat e Sigurimeve Shoqërore ose informacionin e sigurimeve shëndetësore.

Testet e antitrupave përdoren për të përcaktuar nëse dikush ishte infektuar me COVID-19 në të kaluarën dhe që nga atëherë ka zhvilluar antitrupa, të cilat mbrojnë trupin të mos infektohet përsëri me Covid-19.

Në këtë drejtim, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka aprovuar disa teste të antitrupave, dhe të gjitha ato janë testuar më parë nga Instituti Kombëtar i Kancerit të Institutit Kombëtar ose një agjenci tjetër qeveritare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re