Numri i të prekurve nga COVID-19 në Has ka arritur në 8 persona, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është prekur edhe një punonjës i policisë kufitare. Efektivi së bashku me babain e tij janë dërguar në spitalin Infektiv në Tiranës, ndërkohë që pjesa tjetër janë izoluar në Has.

Familja po ashtu mësohet se ka marrë pjesë në një ceremononi mortore.

Ministria e Shëndetësisë bëri me ditur ditën e sotme se numri i të prekurve na koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 277, ndërkohë që 16 persona kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re