Gjermania u fut sot në një karantinë të rreptë, në një përpjekje të radhës  për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit në vend. Në 24 orë, vendi regjistroi 952 raste fatale, shifra më e lartë e arritur ndonjë herë.

Druajtja se pandemia mund të jetë duke dalë jashtë kontrollit në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, bëri që kancelarja Angela Merkel dhe 16 guvernatorët e shteteve të njoftonin të dielën një bllokim të ashpër deri më 10 janar.

Dyqanet dhe shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura duke nisur nga sot.

Sipas të dhënave  të institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, numri total i të infektuarve në vend është  rreth 1,4 milionë, ndërsa 27,728 raste u regjistruan vetëm në 24 orët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re