Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se nga e shtuna, 11 Qershor do të hiqen të gjitha kufizimet për personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë.

 

Vendimi do të jetë në zbatim përkohësisht ndërkohë që nga e shtuna do të lejohen të gjitha udhëtimet qoftë për turizëm ose vizita.

 

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re