COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Rrogozhinës duke infektuar dy gardianë të këtij institucioni.
Nuk dihet nëse ka edhe anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur të infektuar, por sot janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kavajë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.
