Një 30-vjeçare shtatzënë nga Elbasani e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetën ditën e sotme.

Ajo ka ndërruar jetë në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qëndrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.

E reja ishte shtruar prej disa ditësh, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re