Ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi.

Veizi ishte infektuar me Covid 19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.

Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist, dhe shpeshherë është bërë pjesë e ngjarjeve në jetën publike të qytetit. Ai  e ka drejtuar qytetin e Kavajës nga viti 1992 deri në vitin 1996.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re