Covid-19 i ka marrë jetën edhe një mësuesi nga qyteti i Roskovecit.

Vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në facebook lajmëroi ndarjen nga jeta të mësuesit Gramoz Abedinaj.

 

Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri!

 

 

Ministrja Kushi bën apel për të gjithë që të zbatohet protokolli anti-Covid për të shmangur sa më shumë përhapjen e virusit.

 

Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re