Një tjetër humbje jetë në radhë të bluzave të bardha. Mjeku i njohur nga Kukësi, Shaqir Shehu, ndërron jetë nga Covid-19.

Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit.

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë serioze, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anticovid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re