A jemi vërtet në fund të konfrontimit të pandemisë së koronavirusit, siç tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kohët e fundit në fjalën e tij, apo jemi në ndonjë faze, më të hershme sesa kaq?

Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara me titull  “Strategjitë e Izolimit Social për të ulur infeksionin COVID-19” ngre shqetësime serioze, për kohën se kur përfundon pandemia e koronavirusit, rasteve e të infektuarve dhe të vdekurve, si dhe heqjes së kufizimeve në të cilat jetojmë aktualisht.

Shkencëtarët në hulumtimin e tyre, përmes përdorimit të të gjitha të dhënave në dispozicion për koronavirusin dhe evolucionin e tij, shohin se masat për trajtimin e sëmundjes nuk janë të njëjta, por përkundrazi ndryshojnë hera-herës sepse virusi ka shumë të panjohura, shkruajnë mediat e huaja.

Në fakt, përmes përdorimit të një modeli matematikor, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndërhyrjet nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr qafe COVID-19, deri në atë masë sa që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të plotësojnë nevojat, në këtë rast SHBA.

Kjo do të thotë se masat e izolimit shoqëror që janë marrë mund të sigurojnë që epidemia të zvogëlohet gjatë verës së ardhshme, por gjithashtu mund të çojë në një ‘ringjallje të mprehtë’ të virusit vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo situatë do të përsëritet deri në të paktën 2022, siç parashikojnë studiuesit.

Propozimi i tyre është rritja e kapacitetit të kujdesit spitalor, konkretisht Njësitë e Kujdesit Intensiv, që përveç zvogëlimit të kohëzgjatjes së epidemisë, do të sigurojë që pacientët me sëmundje serioze të mbahen gjallë.

Në veçanti, studimi thotë se një periudhë e vetme e izolimit shoqëror, karantina në të cilën jetojmë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar rënien e sistemit shëndetësor nga epidemia e koronavirusit në të ardhmen. Mbani në mend, kjo lë një pjesë të madhe të popullatës “të prekshme” ndaj sëmundjes në të ardhmen.

Nëse nuk përdoren strategji alternative, zgjidhja e vetme për të shpejtuar përfundimin e epidemisë është rritja e kapacitetit të sistemit shëndetësor, domethënë, më shumë shtretër dhe njësi në kujdesin intensiv. Në këtë mënyrë shumë njerëz do të sëmuren në secilën “valë”, por do të marrin kujdesin e nevojshëm.

Siç shpjegojnë shkencëtarët nëse izolimi zbatohet me kohë, pasi shanset për “ringjalljen” e virusit në të ardhmen mund të jenë të mëdha, nuk është njësoj sikur të mos kishim marrë masa që nga fillimi!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko