Shpërthejnë rastet me koronavirus në Shqipëri, duke zgjeruar hartën e infektimeve. Sipas të dhënave mësohet se një shtetase nga Ukraina është infektuar nga Covid-19.
Shtetasja nga Ukraina, sipas ORA NEWS, ishte shkuar me pushime në Sarandë rezultoi pozitive me koronavirusin COVID-19 duke shënuar kështu rastin e parë në qytetin bregdetar.
Prej 7 muajsh gruaja ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë kishte apartamentin e saj dhe nuk kishte pasur kontakte të tjera. Po punohet për gjurmimin epidemiologjik të kontakteve.
