Skip to content

COVID 19, Manastirliu: Ndërhyrjet kirurgjikale te Trauma nuk janë ndalur për asnjë moment

95252386 941673802955337 1827421323597447168 o

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  ka theksuar se në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo thekson se për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë vendin tonë, ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment.

Postimi i Plotë:

Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment në spitalin universitar të #Traumës, ku po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë

Urgjenca e Traumës, edhe një herë në lartësinë e detyrës