Ministrja e Shëndetësisë deklaroi gjatë një ndalese në një qendër shëndetësore verore në Durrës se në këto qendra, turistët mund të kryejnë testin e shpejtë, ndërsa ata që janë në kategorinë +18 vjeç në javën e hapur të vaksinimit, mund të marrin vaksinën kundër COVID.

Ja çfarë tha Manastirliu:

Sa i përket shërbimeve është një nga qendrat në të gjithë vijën bregdetare që ka fluksin më të lartë.

Qendrat shëndetësore veror janë rritur vit pas viti dhe falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve kemi përforcuar këto shërbime por kemi shtuar edhe shërbime të reja që prej këtij viti realizohet në qendrat shëndetësore verore.

Është e rëndësishme të ndiqen rastet e infektuara.

Në këto qendra vijon edhe vaksinimi për të gjithë qytetarët +18 vjeç.

Dua të falenderoj mjekët e strukturave tona të qendrave shëndetësore verore sa i përket jo vetëm punës rutinë por edhe të vëmë fokusin për shtrirjen e mbulesës vaksinale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re