Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 3200 testime, prej të cilëve janë regjistruar 1237 pozitiv.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar 748 pacientë të rikuperuar dhe 39 viktima nga Covid-19.

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore në shtetin fqinj apelojnë për respektimin e masave në fuqi, që të mos shkohet në situatë për ndërmarrjen e masave shtesë.

Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura, nën kushtet e përcaktuara, mbyllja e lokaleve të gastronomisë në orën 21:00 si dhe ndalimi i grumbullimit i më shumë se katër personave, janë masat me të cilat Ministria e Shëndetësisë shpreson se do të rezultojnë me sukses në uljen e shifrave të larta me COVID-19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re