Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematike, ku numri i personave të diagnostikuar pozitiv, mbartës të virusit, mbetet tepër i lartë. Covid-19 ka prekur dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Qytetin e Korçës, në të cilën fillimisht ka rezultuar pozitive vetëm sekretarja.
Pas kryerjes së tamponit edhe për punonjësit e tjerë që ndanin zyrën me sekretaren, numri i të infektuarve ka shkuar në tre. Ndërkohë që janë dhe 10 persona të tjerë të izoluarnë pritje të daljes së rezultateve të testeve të kryera.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 në vendin tonë kanë vdèkur 4 persona, një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.
Po gjatë këtyre orëve, janë kryer 862 testime dhe janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
/faxweb
