Vijon të mbete i lartë numri i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1019 qytetarë të infektuar nga 2260 testime të kryera në total.

 

Fatkeqësisht në orët e fundit, dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë.

 

Sipas të dhënave, janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

 

Përditësimi i plotë:COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2260 testime, 1019 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 1159 të shëruar në 24 orët e funditNisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1019 qytetarë, në këto bashki:335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh.Janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 71 vjeç.Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (30 Korrik 2022)Raste të reja ditore 1019Të shëruar në 24 orë 1159Të shtruar në spitale 27Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2260Testime totale 1,916,587Raste pozitive 311,381Raste të shëruara 299,258Raste Aktive 8,580Humbje jete 3,543Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 4,695Fier 686Durrës 679Vlorë 454Elbasan 397Shkodër 347Berat 317Korçë 315Lezhë 267Gjirokastër 216Dibër 129Kukës 78

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re