Presidenti Ilir Meta mori në telefon drejtuesit shqiptarë të pushtetit vendor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për tu interesuar për situatën në vend për shkak të pandemisë COVID-19.

Kreu i shtetit telefonoi kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.

Meta u interesua për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shprehu solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.

Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re