Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar në vend.

 

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin për 24 orët e fundit në vend dhe 1480 kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.

 

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe një person ndërsa janë shëruar 1106 pacientë.

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1480 qytetarë, në këto bashki:603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik.Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 74 vjeçe.Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2022)Raste të reja ditore 1480Të shëruar në 24 orë 1106Të shtruar në spitale 29Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 3014

Testime totale 1,892,165Raste pozitive 300,058Raste të shëruara 287,018Raste Aktive 9,519Humbje jete 3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,530Durrës 746Fier 715Vlorë 494Shkodër 427Berat 381Elbasan 252Lezhë 252Gjirokastër 230Korçë 203Dibër 117Kukës 72

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re