Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shkaktuar asnjë humbje jete nga COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.
Në raportin e përditshëm të MSH thuhet gjithashtu se nga 453 testime që janë kryer në të gjithë vendin janë shënuar vetëm 6 infektime të reja.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:3 në Tiranë, 3 në Pogradec.Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Maj 2022)Raste të reja ditore 6Të shëruar në 24 orë 78Të shtruar në spitale 7Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 453
Testime totale 1,818,324Raste pozitive 275,621Raste të shëruara 271,935Raste Aktive 189Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 114Fier 16Shkodër 13Elbasan 8Berat 8Lezhë 7Korçë 6Vlorë 5Gjirokastër 5Kukës 3Durrës 2Dibër 2