Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID 19 në vend në 24 orët e fundit.

Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 1261 raste të reja nga 2667 testime.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1261 qytetarë, në këto bashki:442 në Tiranë, 81 në Durrës, 74 në Fier, 47 në Shkodër, nga 46 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 44 në Berat, 37 në Elbasan, 36 në Sarandë, 29 në Kamëz, 27 në Lezhë, 23 në Gjirokastër, 21 në Kavajë, 20 në Korçë, 17 në Dimal, nga 15 qytetarë në Krujë, Vorë, Divjakë, Maliq, Kuçovë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Tepelenë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Kukës, Devoll, nga 7 qytetarë në Mirditë, Skrapar, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Gramsh, Librazhd, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Peqin, nga 4 qytetarë në Has, Roskovec, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, nga 1 qytetar në Mat, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.Janë 9,175 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeçJanë shëruar 1352 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 295,340 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Korrik 2022)Raste të reja ditore 1261Të shëruar në 24 orë 1352Të shtruar në spitale 31Humbje jete në 24 orë 3Testime ditore 2667

Testime totale 1,909,176Raste pozitive 308,050Raste të shëruara 295,340Raste Aktive 9,175Humbje jete 3,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,276Fier 723Durrës 631Vlorë 450Elbasan 422Shkodër 384Berat 371Korçë 270Lezhë 251Gjirokastër 190Dibër 140Kukës 67

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re