Skip to content

COVID-19/ Mutacioni që e bën më infektues ka qarkulluar në SHBA e Europë, vaksina mund të mos funksionojë

Shkencëtarët kanë zbuluar një mutacion të koronavirusit që përbën “shqetësim urgjent” sepse e bën virusin më ngjitës dhe tashmë është  mbizotërues në vendet ku ka mbërritur – përfshirë edhe një pjesë të SHBA-së. Studiuesit e Laboratorit Kombëtar të Los Alamos në New Mexico thonë se shtami mutant ka nisur të përhapet në Europë në fillim të shkurtit. Që atëherë deri në mars gjeti rrugën drejt Bregut Lindor të Amerikës, dhe tani, sipas shkëncëtarëve, është kthyer në shtamin dominues në botë.

Në raportin e tyre, i cili nuk është shqyrtuar nga kolegët por është postuar në botimet akademike BioRxiv, studiuesit paralajmërojnë se vaksinat që aktualisht janë duke u zhvilluar në të gjithë SHBA mund të mos jenë efikase kundër këtij shtami mutant. Në përgjithësi, koronavirusi është relativisht i qëndrueshëm për një virus, që do të thotë se nuk po pëson mutacione me ritme apo shpejtësi veçanërisht të larta, shkruan SHQIP. Por kjo nuk do të thotë se nuk po iI nënshtrohet një procesi të tillë. Kërkuesit e Los Alamos krijuan një metodë për të gjurmuar mutacionet e tij “kohë reale”.

Ata zbuluan 14 të tilla. Njëri prej tyre ishte veçanërisht shqetësues. Proteinën e tij të shndërruar ata e quajtën Spike D614G. Grafikët ilustrues e tregojnë atë më ngjyrën blu, dhe përmes tyre shihet sesi ky shtam u bën dominues nga fundi I marsit në pjesë të ndryshme te globit. Nuk dihet me siguri nëse ai u shfaq më së pari në Kinë apo në Europë, por në Europë rezulton të ketë marrë hov.