Kryeministri Avdullah Hoti thotë se nëse vazhdon trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Për këtë çështje thotë se tashmë ka diskutuar me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19.

“Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Unë sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e Covidit dhe kemi diskutuar shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jo popullor, por unë jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha Hoti në Rubikon.

Për këtë çështje tha se do të diskutohet edhe të dielën, kur do të flitet për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Të dielën kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19 për të bërë vlerësimin tjetër të situatës shtesë me disa informata që iu kemi kërkuar që t’i mbledhin dhe t’i vlerësojnë të gjitha institucionet shëndetësore të përfshira dhe pas asaj kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar bashkë me anëtarët e Këshillit të Sigurisë nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Hoti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re