Skip to content

COVID-19 në Kosovë, pesë viktima dhe 160 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar.

Për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin pesë qytetarë. Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6751.