Autoritete shëndetësore në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 100 raste të reja me coroanvirus, nga 764 testime e bëra në terren.
Prej rasteve të reja, 47 janë nga Shkupi, 3 në Kumanovë, 12 në Dibër, Shtip 1, Prilep 4, Tetovë 10, Veles 3, Ohër 4, Kavadar 8, Gostivar 3, Kriva Pallankë 1, Koçani 2 dhe Kërçovë 1.
Gjithashtu këtë të premte ISHP, theksoi se 11 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 551 pacientë janë shëruar. Prej pacientëve të vdekur tre janë nga Shkupi, dy nga Dellçeva dhe nga një në Gostivar, Tetovë, Kriva Pallankë, Koçani, Demir Hisari dhe Makedonski Brod.
Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar 85.594 pacientë, ku 66.760 janë shëruar dhe 2.592 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.242 raste aktive.
/faxweb



