Autoritete e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën shkak i koronavirusit. Sipas informacioneve bëhet me dije se janë realizuar 2,452 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 622 raste.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve ka rritur në 85,328 që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitvë janë në Shkup-300, Kumanovë-29, Dibër-10, Shtip-18, Prilep-23, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-19, Manastir-19, Ohër-22, Kavadar-29, Gostivar-7, Gjevgjeli-10, Strumicë-16, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Krushev-1, Koçan-18, Probishtip-4, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Pehçev-2, Berov-19, Vallandov-1, Vinicë-8, Dellçev-6, Kratov-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-7, Resnjë-5 dhe Negotinë-15

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re