Dy mësuese dhe një sanitare janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në shkollën 9-Vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.Tamponi iu është marrë edhe 4 mësuesve të tjerë, por përgjigjet nuk kanë dalë ende. Këta të fundit gjenden të karantinuar që më datë 21 shtator.

Pavarësisht konfirmimeve, mësimi ka vijuar normalisht duke i zëvëndësuar mësueset e prekura. Pas konstatimit të arsimtareve me koronavirus është bërë edhe dezinfektimi i klasës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re