Skip to content

Covid 19 në Shqipëri/ Pas tre muajsh mjeku infektohet për herë të dytë pas kontakteve familjare

Një mjek është infektuar për herë të dytë nga koronavirusi dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Kështu deklaroi në njoftimin e saj të përditshëm Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi edhe për shifrat e të prekurve gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është në gjendje të stabilizuar dhe nga hetimi epidemiologjik rezulton se ai e ka marrë virusin nga kontaktet familjare. Herën e parë që rezultoi pozitiv ishte 3 muaj më parë, atëherë kur edhe sapo ka nisur pandemia me rastet e para në vendin tonë.

Aktualisht mjeku po merr mjekime dhe sipas burimeve nuk paraqet probleme serioze për shëndetin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.