Paolo Dybala ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19. Argjentinasi është testuar për të katërtën herë brenda gjashtë javëve dhe ende është i infektuar nga koronavirusi, sikurse raporton El Chiringuito. Më 21 mars, Dybala dhe partnerja e tij, Oriana Sabatini, rezultatin pozitivë në testin e bërë.

NOTICIA de @jpedrerol

"DYBALA, jugador de la JUVENTUS, ha vuelto a dar POSITIVO por CORONAVIRUS por CUARTA VEZ en un mes y medio" #ChiringuitoEnCasa pic.twitter.com/HehetJ9hPh

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 28, 2020

Dybala në të shkuarën ka folur edhe për simptomat: ““Kisha një kollë të keqe, ndihesha i lodhur dhe kur flija ndjeja të ftohtë. Në fillim nuk e mendoja se çfarë ishte, por kjo i kishte ndodhur edhe dy shokëve të tjerë, Rugani e Matuidi. I fundit isha unë. Kishim dhimbje koke, por ishte e këshillueshme të mos merrnim asgjë. Klubi na dha vitamina dhe me kalimin e kohë ndiheshim më mirë.

Është diçka psikologjike, në fillim ke frikë, por tani çdo gjë është në rregull. Përpara lodhesha shumë shpejt. Donim të stërviteshim, por pas pesë minutash përfundonim pa frymë. Aty e kuptuam që diçka nuk ishte në rregull dhe më pas testet treguan se ishim pozitivë për COVID-19”.

LEXO EDHE: E pabesueshme, Dybala: Del Piero, e humba fanellën tënde për 10 euro!

Në Itali është vendosur së fundmi që futbollistët mund të stërviten individualisht nga 4 maji, kurse më 18 maj e më pas do të punohet në grupe. Kjo ka bërë që të ketë edhe kundërshti nga klube të caktuara, me Lazion të vendosur në frontin e parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re