Rezulton i infektuar me Covid-19 edhe një person tjetër në qytetin e Fierit. E infektuara është bashkëshortja e farmacisistit nga lagja “Liri Gero” që rezultoi pozitiv pak ditë më parë.
Ndërkohë, farmacisti është hospitalizuar pranë QSUT paraditesh e djeshme (9 maj) ndërsa bashkëshortja kishte shfaqur temperature dy ditë me parë (8 maj). Momentalisht qyteti i Fierit ka vetëm 5 raste aktive me Covid-19. Fakti që i prekuri është farmacisti, kjo ka shkaktuar alarm te banorët e zonës, pasi mund të kenë shkuar për të blerë ilacet apo masat mbrojtëse si maska apo doreza për parandalimin e infektimit nga Covid-19.
Sot rezultuan 12 raste te reja, shpërndarja e të prekurve me COVID19 është : 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier.
