Mjeku imunolog, Genc Sulҫebe, i cilësoi të rreme lajmet se koronavirusi vepron në të njëjtën mënyrë si AIDS.

Ai tha se Covid-19 është një virus që të përbashkët me AIDS kanë faktin se materialin gjenetik e kanë një ARN, por janë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri.

“Ky virus transmetohet nëpërmjet përshtymës, nëpërmjet ajrit për një kohë të shkurtër, dhe në ambiente të ndryshme jeton për njëfarë kohe dhe neutralizohet. Ai ka një ngjitshmëri të ngjashme me virusin e gripit, por e ka disi më të shprehur. Një person i infektuar mund të infektojë 2.5 persona të tjerë”, u shpreh mjeku në emisionin “Arena”.

Ndërkohë, për dyshimet se koronavirusi mund të zhduket me ngrohjen e kohës, imunologu deklaroi se ende nuk është e vërtetuar.

“Ka diskutime për këtë. Është një virus i ri, por nuk mund të themi 100% me siguri, por duke krahasuar me viruset e tjera, këto viruse japin sëmundje në periudhën e ftohtë, dhe në kohën e ngrohtë zhduket. Gjatë stinës së ngrohtë ky virus do të pakësohet, dhe do të jetë shumë më pak i ngjitshëm, duhet të zhduket jo plotësisht gjatë verës, por mund të ringjallet sërish nga tetori-nëntori”, nënvizoi Sulçebe./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re