Pamje dramatike vijnë këtë të dielë nga Moska, ku shihen radhë të gjata kilometrike me automabulanca para spitaleve.

Të gjitha këto automjete brenda tyre kishin persona me simptoma të koronavirusit. Vetëm në një video të publikuar në internet shihen së paku 45 autoambulanca duke pritur në kolonë për të arritur në një spital të Moskës.

Kremlini njoftoi të shtunën se një valë e madhe e pacientëve me koronavirus është duke i sfiduar spitalet e Moskës

Ndërkohë, sot në Rusi janë regjistruar 2,186 raste të reja me koronavirusi, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit, pasi autoritetet njoftuan më shumë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.

Moska dhe shumë rajone të tjera kanë qenë të izoluara për gati dy javë, por numri i rasteve është rritur vazhdimisht dhe ka arritur në 15.770 që nga 12 prilli, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 130. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re