Covid-19 mund ta përshpejtojë shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit te pacientët që kanë pasur humbje të aftësisë për dallimin e shijeve dhe aromave.

Madje pacientët me koronavirus janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i klinikës së Neurologjisë Nexhmedin Shala.

“Mekanizmi i shfaqjes së Alzheimerit veç është i njohur në botë. Sigurisht që një i sëmurë që bart në vete Alzheimier do ta rrisë intensitetin e shfaqjes së simptomave dhe është një ndërlidhje që Covid-19 me mekanizmat imologjik mund të ndikojë edhe te kjo sëmundje në kuptimin e përkeqësimit të saj. Kur kemi një sëmundje të tillë e cila dëmton rëndë kujtesën tonë për funksione psikologjike një infeksion me Covid-19 që mund të bartë në vete komplikime neurologjike dhe psikologjike do ta rëndojë shumë një çrregullim siç është Alzheimier. Ka pacientë që kanë pasur mbi vete diagnozë të tipit të Alzheimer dhe janë prekur me Covid-19”, tha Shala.

Sipas tij, Covid-19 shkakton dëmtime në mpiksjen e gjakut duke dëmtuar edhe enët e gjakut në sistemin nervor qendror.

“Covid-19 në sistem nervor qendror dhe në sistemin nervor periferik, por edhe në shëndetin mendor ka shfaqje të konsiderueshme simptomash, komplikime neuropsikologjike që janë evidente. Për të bërë ndërhyrje pacienti duhet të jetë i konfirmuar që është me Covid-19 qoftë me test të shpejt ose valid dhe duhet ta ketë një radiografi gjoksi ose mushkërish që e konfirmon prezencën e infeksionit me sistemin respirator. Nëse kemi simptoma të prekjes së sistemit nervor qendror ose periferik atëherë kjo ndërlidhje mund të konsiderohet e mundshme. Sars-Cov shkakton dëmtime në mpiksjen e gjakut dhe shkakton enët e gjakut në sistemin nervor qendror”.

Sipas tij, Covid-19 mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin e një personi dhe pasojat nga kjo gjendje mund të jenë me rëndesë të madhe.

”Covid-19 në procesin e vaskulopatisë mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin e një personi që është i prekur me Covid-19 dhe pasojat nga kjo gjendje mund të jenë me rëndesë të madhe dhe potencialisht të rrezikshme për një pacient që ka qenë i infektuar me Covid-19. Nëse një pacient ballafaqohet me koluvopati dhe preken enët e gjakut të cilido sistem të trupit të njeriut mund të shkaktojë trombozë. Në kuadër të çrregullimeve neuropsikologjike që janë shumë të shpeshta, çrregullimet e stresit postraumatik, psikozat janë të mundshme si shfaqje klinike që ndërlidhen me Covid-19”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re