Mbyllja e kufijeve dhe kufizimi i levizjes se qytetareve në këto ditë pandemie kanë dëmtuar rëndë turizmin “kurativ” në qarkun e Elbasanit. Pronarët e hoteleve në zonën e Treganit ku gjenden ujrat termale kane anulluar te gjitha rezervimet e dy muajeve.  

Si rrjedhojë e situatës, janë dëmtuar dhe një pjesë e banorëve që janë të punësuar pranë shërbimit hotelierë. 

E jejta situate paraqitet edhe në qytetin e Peshkopisë. Pronarët te hoteleve te llixhave shprehen të shqetësuar, pasi ndryshe nga vitet e kaluara  nuk ka prononime.

Edhe zonat turistike malore po ndjejne pasojat negative te pandemise. Anton Falo, një prej operatorëve turistike në Voskopojë sqaron se edhe pse hoteli nuk është mbyllur ligjërisht gjatë dy muajve të fundit nuk ka pasur asnjë klient.

Antoni eshte kujdesur qe te plotesosje kushtet e disntancimit social me shpresen se tyristet dhe vizitoret do te rikthehen.

Edhe në fshatrat e tjerë turistikë të qarkut të Korçës si Dardha Boboshtica apo Vithkuqi nuk ka shkelur asnjë turist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re