Një provë  e realizuar tek majmunët  rezus duket se është shpresë për një vaksinë kundër koronavirusit, shkrun BBC.

Një grup majmunësh u ekspozua ndaj virusit. Gjashtë kafshët që u vaksinuan kishin më pak pasoja të virusit në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.

Prova u zhvillua në SHBA duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit.

Majmunët rezus kanë sistem imuniteti të ngjashëm me njerëzit.

Studimi nuk është shqyrtuar ende nga shkencëtarë të tjerë dhe është botuar zyrtarisht, por Prof Stephen Evans në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, e përshkroi atë studim me “cilësi të lartë” dhe “shumë inkurajues për zhvillimin e një vaksine”.

Ndërkohë, provat në Mbretërinë e Bashkuar mbi më shumë se 1000 vullnetarë njerëzorë aktualisht po zhvillohen përmes Universitetit të Oksfordit.

Ekzistojnë më shumë se 100 vaksina eksperimentale të koronavirusit që po zhvillohen aktualisht.

Dr Penny Ward, një profesor  në mjekësinë farmaceutike në King’s College London, tha se ishte “e nevojshme” për të studiuar me kujdes nëse vaksina nuk ka shkaktuar efekte anësore në këta majmunë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re