Ndahet nga jeta ish futbollisti i famshëm lezhjan Nikolin Lorenci.

Ai vdiq në moshën 71 vjec pasi ishte shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë duke qënë se ishte prekur nga Covid-19.

Fatkeqësisht Lorenci mengjësin e kësaj të shtune ka ndërruar jetë teksa koronavirusi i dha pasoja fatale në shendet.

Nikolin Lorenci ishte shpallur “Qytetar Nderi, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit si dhe edukimin e trajnimin e brezave ndër vite.

Përvec kontributit shumëvjecar si futbollist, Lorenci ka qënë edhe trajner i Beslidhjes, shef I klubit shumësportësh dhe drejtor sportive.

Në mesin e viteve 90 ai ka qënë edhe anëtar I Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Për këtë arsye edhe kreu i FSHF, Armand Duka postoi në facebook një mesazh ngushëllimi për Nikolin Lorencin.

 

Ndihem i pikëlluar nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur lezhjan, Nikolin Lorenci. Dua të ngushëlloj familjen, miqtë dhe të afërmit e tij për humbjen e njeriut tyre të dashur.Nikolin Lorenci ka dhënë një kontribut të madh për futbollin shqiptar ndër vite, fillimisht si futbollist i Besëlidhjes e më pas si trajner dhe në postin e drejtuesit të klubit. Gjithashtu, Lorenci ka dhënë ndihmen e tij për FSHF-në, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘ 90. Kontributi i vazhdueshëm për futbollin do ta bëjë emrin e tij të paharruar.U prehtë në paqe!

 

loading...