Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar, papunësia u rrit në këtë vend, me rreth 659 mijë persona të papunë, që prej marsit 2020, kohë kur vendi u izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas zyrtarëve, papunësia në Mbretërinë e Bashkuar ka kapur nivelin më të lartë në dy vitet e fundit.

Kategoria më e prekur nga papunësia, janë të rinjtë e moshave 16-24 vjeç.

Kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar vijojnë të largojnë punonjës, kryesisht për shkak të impaktit që ka patur pandemia në ekonomi. Duhet theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka hyrë zyrtarisht në recesion.

Qeveria britanike adoptoi një skemë ndihme gjeneroze, për qytetarët gjatë muajve të izolimit dhe më tej, por kësaj skeme do t’i vijë fundi më 31 tetor, duke ndalur kështu pagesat. Me afrimin e kësaj date, pritet që numri i të papunëve të pësojë rritje të mëtejshme. / TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re