Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se 1215 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.

 

Në bilancin ditor raportohet gjithashtu edhe për dy humbje jete.

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1215 qytetarë, në këto bashki:617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2022)Raste të reja ditore 1215Të shëruar në 24 orë 646Të shtruar në spitale 27Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2623

Testime totale 1,869,375Raste pozitive 289,391Raste të shëruara 279,649Raste Aktive 6,226Humbje jete 3,516

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,959Durrës 468Fier 418Vlorë 365Berat 185Shkodër 190Elbasan 179Gjirokastër 143Lezhë 132Korçë 91Dibër 65Kukës 31

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re