Autoritetet hungareze kanë ngritur alarmin pas shtimit të numrit të infektimeve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit në Hungari u regjistruan 1070 raste të reja me COVID-19, një rritje rekord për vendin.

Ndërkohë numri i viktimave në ditën e fudnit ishte 6, duke e çuar në 683 numrin e të vdekurve nga pandemia.

Infeksionet janë rritur ndjeshëm që nga fundi i gushtit dhe ekspertët ia atribuojnë këtë sjelljes liberale ndaj rregullave gjatë muajve të verës, kur kishte më pak infeksione.

Të paktën 5 681 raste të reja ka pasur në Hungari gjatë shtatë ditëve të fundit.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re