Skip to content

COVID-19/ Rusia regjistron rreth 12 mijë raste të reja në 24 orë

https cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200320161014 04 russia coronavirus 0316 moscow

Rusia ka regjistruar një rekord të ri të të infektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë shënuar 11,656 raste të reja duke arritur në 221.344 në total.

Ndërsa personat që kanë vdekur nga koronavirusi janë 2 009. Sipas të dhënave të Johns Hopkins për sa i përket rasteve me koronavirus, Rusia tani është pas ShBA-së dhe Spanjës.

Autoritetet ruse konfirmuan se rritja e numrit të të infektuarve që prej një jave shpjegohet me faktin e rritjes së numrit të testimeve të kryera, 5,2 milionë, dhe jo nga përshpejtimi i përhapjes. Kjo shpjegon gjithashtu dhe numrin e ulët të vdekshmërisë.