Në një intervistë me Mirela Milorin në “Mbrëmje në Abc”, psikologia Jorida Rustemi foli për situatën e Covid-19.

Rustemi tha mes të tjerash se kjo Pandemi ndryshoi stilin e jetësës, ndërsa më e vështirë situata është për shtresën në nevojë.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra në stilin tonë të jetesës. Jemi në kushte ku 1/3 e popullsisë botërore është e izoluar. Nuk jemi vetëm. Është më e vështirë për disa ndër ne. Njerëzit të cilët kanë pamundësitë financiare janë në kushte më të vështira se pjesa tjetër”, u shpreh ajo.

Rustemi shtoi se janë të shumtë qytetarët në Shqipëri që kanë kërkuar ndihmë psikologjike.

“Janë të shumtë njerëzit që edhe në Shqipëri ka shumë njerëz që kërkojnë ndihmë psikologjike. Nuk e shoh problemin te stigma, pasi kur njerëzit kanë nevojë e gjejnë rrugën. Më shqetësuese është se si rrjedhojë e kufizimeve është ulur numri i personave që kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor”, u shpreh ajo, ndërsa i khsilloi që këta persona të cilët shfaqin probleme të tilla të punojnë më shumë me veten.

“Do të thoja të punojnë me veten. Të tjerët që mund ta gjejnë veten më nervozë, do ti thoja të punojnë me veten, ku e kanë problemin. Ta analizojnë atë situatë dhe ti bëjnë një lloj kornizimi. Pasi ta kenë kuptuar duhet të thonë duhet ta përballoj. Një tjetër është përkujdesi për veten”, deklaroi psikologia.

E pyetur se sa na ka ndryshuar kjo situatë karantinimi, Rustemi tha: “Jemi në një situatë gati në kuadër ta absurdit. Patjetër që do na ngelë. Nuk harrohet plotësisht. Por do ta shenjojë. Unë nuk do të isha kaq e shqetësuar se si do ndryshoja qenia jonë. Ne duhet ta pranojmë ndryshimin, aty ku nuk mund të bëjmë asgjë për ta kthyer mbrapsht ta pranojmë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re