Sa herë në ditë duhet të lani duart në ditët? Një studim nga shkencëtarët britanikë sugjeron se duhet ta bëni këtë gjë të paktën 6 deri në 10 herë në ditë.

Studimi mori në shqyrtim të dhënat nga viruset që ngjasojnë me koronavirusin e ri në vitet 2006-2009.

Shkencëtarët zbuluan se 1663 pjesëmarrësit në studim kishin shumë më pak gjasa që të infektoheshin në rast se i lanin duart gjashtë herë në ditë.

Larja e duarve më shumë se 10 herë në ditë megjithatë nuk duket se e ul më tej rrezikun e infeksionit.

Koronaviruset janë një familje virusesh që shkakton kryesisht sëmundje të buta siç është ftohja e zakonshme. Të gjithë viruset, përfshi edhe atë që shkakton Covid-19, mund të zhduken nëse i lani duart me ujë dhe sapun.

Autorja e studimit Dr Sarah Beale, nga University College London, tha: “Higjiena e mirë e duarve duhet të praktikohet në çdo kohë, pavarësisht nëse keni  apo jo simptoma.

“Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit edhe tek të tjerët përreth jush.”

Një zyrtar i Shëndetit Publik në Angli tha: “Larja e rregullt e duarve për të paktën 20 sekonda është një nga mënyrat më të mira për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, veçanërisht pasi keni prekur hundën, keni teshtirë ose kollitur si dhe para se të hani ose gatuani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re